10 May 2018
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.06-V-121, me 24 prill 2018 ka bërë ftesë publike për nomime për një (1) anëtarë të KPM-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Afati për nominime ka përfunduar me 10 maj 2018 në orën 16:00.
KPM ka pranuar nominimet që kanë ardhur deri në këtë afat, por për shkak që nuk ka pasur një numër të konsiderueshëm të nominimeve, KPM ka vendosur për shtyerjen e afatit të nominimeve deri me 17 maj 2018, në orën 16:00.
Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.
Nominimet pranohen nga data 11 maj 2018 deri më 17 maj 2018, në orën 16:00.
Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në arsimdreshaj@gmail.com.
Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të KPM-së mund t’i gjeni në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org tek: Pakoja për Nominime.
Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:
- emailit në arsimdreshaj@gmail.com.
- telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe
- personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.
Komisioni i Pavarur i Mediave