06 December 2013
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në pajtim me nenin 8 të Ligjit Nr. 04/L-44 të KPM-së, ju përcjell për herë të dytë për konsultim publik Draft Rregullorjën për Shpërndarjen e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele dhe Shërbimeve Radio Mediale përmes Operatorëve të Rrjetit.
KPM rikujton se kjo draft rregullore fillimisht u dërgua për konsultim publik në periudhë 10 prill deri me 30 prill 2013. Gjatë kësaj periudhe, KPM ka pranuar komente me shkrim nga mediat dhe palët e interesuara të cilat i ka shqyrtuar me kujdes. Kjo Draft Rregullore të cilën KPM ju vë në dispozicion të gjitha palëve të interesuara, përmban ndryshimet e bëra pas konsultimit të parë.
Afati për konsultimin e dytë fillon nga data 6 dhjetor 2013 dhe përfundon më 13 dhjetor 2013, në ditën e premte në ora 16:00.
KPM, para miratimit të kësaj rregulloreje, organizon edhe dëgjimin publik më datën 16 dhjetor 2013, ditën e hënë në ora 13:00.
KPM do të dërgojë gjatë javës së ardhshme ftesat për dëgjimin publik me të gjitha informacionet tjera të nevojshme.