Të licencuarit
2449 - Lajmi_i_plot | KPM

MONITORIMI I SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO-VIZUELE GJATË FUSHATËS PËR ZGJEDHJE LOKALE - 2013

02 December 2013

Kreu VIII i Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës përcakton në mënyrë specifike dispozitat për “Mediat Gjatë Fushatës së Zgjedhjeve” dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është përgjegjës për të mbikëqyrur zbatueshmërinë e tij nga ana e të licencuarve të KPM-së si shërbime mediale audio-vizuele. 

KPM ka nxjerrë edhe Udhëzues me interpretimin e neneve të caktuara të këtij Ligji për të cilat obligohen mediat gjatë zgjedhjeve me qëllim që lehtësojë punën e tyre. 

KPM-ja ka bërë monitorimin e shërbimeve mediale audio-vizuele gjatë mbulimit të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2013 të mbajtura me 3 nëntor si dhe në balotazhin e 1 dhjetorit 2013. 
Në monitorim janë përfshirë 25 ofrues të shërbimeve mediale audio-vizuale nga të cilat 3 televizionet nacionale, 18 televizione regjionale dhe lokale si dhe 4 ofrues të shërbimeve programore (OSHP). Monitorimet janë bërë për edicionet e lajmeve, kronikat zgjedhore, intervistat, debatet dhe spotet politike në kohën e shikueshmërisë më të madhe prej orës 17:00 deri 24:00. 
Gjatë kësaj kohe KPM ka pranuar edhe ankesa e poashtu ka inicuar edhe raste ex-officio bazuar në të gjeturat nga monitorimet të cilat janë trajtuar sipas rregullave të procedurës. 

Komisioni i Pavarur për Media ka vlerësuar që pajtueshmëria ka qenë edhe më e madhe gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve dhe në takimin e mbajtur më 2 dhjetor 2013 ka vendosur që të gjitha shërbimeve mediale audio-vizuale që kanë qenë në shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme t’ju lëshojë vetëm Vërejtje si masë sanksionuese bazuar në Nenin 30 të Ligjit për Komisionin e Pavarur.

Raportin Final i monitorimit të shërbimeve mediale audio-vizuele gjatë mbulimit të fushatës, për të dy raundet, për Zgjedhje Lokale – 2013 në Republikën e Kosovës. 


 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE