Të licencuarit
2465 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PËR NOMINIME PËR DY ANËTARË TË KPM-së

01 October 2013

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) bazuar në nenin 11  të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, bën ftesë publike për nominime për dy anëtarë të KPM-së. 

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Kosovë.

Nominimet pranohen nga 1 tetori 2013 deri më 15 tetor 2013, në orën 16:00.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të Komisionit, mund t’i gjeni duke klikuar në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org , tek Pakoja për Nominim.

Gjithashtu, informata mund të kërkoni edhe përmes:


 


apo personalisht në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, Rruga Perandori Justinian nr. 14 Qyteza Pejton dhe rruga Gazmend Zajmi Nr. 1, Prishtinë
 

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA