Të licencuarit
2471 - Lajmi_i_plot | KPM

REAGIM I KPM-SË NDAJ STORIES SË TRANSMETUAR NGA RTK MË 30 KORRIK 2013 PËR PROCESIN E DIGJITALIZIMIT

31 July 2013

Komisioni i Pavarur i Mediave, storien e emetuar me datën 30 korrik 2013, në edicionin qendror të lajmeve, e cila trajtoj Draft Strategjinë e transmetimit tokësor digjital në Republikën e Kosovës, e vlerëson të një anshme dhe tendencioze.

 Vlerësimi pa gjuhën e argumenteve për zvarritjen e procesit të digjitalizimit, ekskluzivisht fajësimi i KPM-së, është i paqëndrueshëm. Me këtë rast, KPM rikujton opinionin se Anëtarët e KPM-së janë emëruar vetëm para njëmbëdhjetë muajve dhe ky institucion që nga dhjetori 2010 deri në gusht 2012 nuk ka pasur Këshill, përkatësisht organin vendimmarrës, andaj vonesa për punët e KPM-së në finalizimin e Draft Strategjisë për transmetimin Digjital nuk është neglizhencë e shkaktuar nga KPM-ja, por nga mos emërimi me kohë i anëtarëve të KPM-së.

 Duhet theksuar se Komisioni i KPM-së që nga emërimi i tij nga Kuvendi me 30 gusht 2012, me qëllim të përshpejtimit të procesit ka punuar intensivisht dhe me përkushtim për finalizimin sa më profesional të Draft Strategjisë për transmetim Digjital. Në të gjitha grupet e formuara punuese për rrumbullakimin e këtij procesi kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e RTK-së, ku janë respektuar rekomandimet profesionale që e begatojnë Draft Strategjinë.

 Komisioni edhe një herë sqaron opinionin se Drafti i Strategjisë është rezultat i angazhimit të grupeve punuese, të udhëhequra nga KPM-ja, në të cilat janë përfaqësuar të gjithë të licencuarit e KPM-së së bashku me institucionet relevante,si dhe palët e interesit.

 Ritheksojmë se prioritet parësor i KPM-së në finalizimin e strategjisë për transmetim digjital është sigurimi i bazamentit ligjor, teknik, programor dhe ekonomik, i dobishëm për të gjitha shërbimet mediale audiovizuale.

 KPM ka filluar procesin e hartimit të draft strategjisë për transmetim digjitalizim në koordinim me të gjitha palët e interesit, përfshirë këtu edhe RTK-në, si transmetues publik, i cili ka rol dhe mision të caktuar në këtë aspekt.

 KPM-ja bënë të ditur se faza për konsultim publik ka filluar më 22 korrik dhe përfundon më 9 gusht 2013. KPM pret që të marrë sa më shumë komente e propozime, të cilat do t’i trajtojë seriozisht edhe në një dëgjim publik para se ta dorëzojë këtë Draft strategjinë Qeveri.


 

KOMISIONI I PAVAUR I MEDIAVE