Të licencuarit
2492 - Lajmi_i_plot | KPM

U MBAJT TAKIMI I KPM-së

20 May 2013

 Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj 2013, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka analizuar të gjitha komentet e pranuara deri më 30 prill 2013, lidhur me aktet nënligjore: 

 

  • DRAFT  RREGULLOREN PËR SHPËRNDARJEN E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO-VIZUELE DHE SHËRBIMEVE RADIO MEDIALE PËRMES OPERATORËVE TË RRJETIT  dhe
  • DRAFT RREGULLOREN PËR VLERËSIMIN E APLIKACIONEVE PËR LICENCË TË KPM- SË 

Në këtë takim, KPM ka vendosur t’i publikoj komentet që ka pranuar nga: Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK),Televizioni Publik i Kosovës RTKOfruesi i Shërbimeve Programore Klan Kosova, Operatorët Kabllorë IPKO Telecommunications dhe Kujtesa si dhe komentet nga Organizatat jo Qeveritare GAP dhe ISJP.
 
Me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit  të draft rregulloreve në fjalë, KPM planifikon të mbajë një dëgjim publik ku palëve të interesit do t’u ofrohet mundësia të diskutojnë për komentet e ofruara dhe njëkohësisht të bëjë komente shtesë.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE