Të licencuarit
3072 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

03 September 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 29 gusht 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2019.  Në fillim të mbledhjes Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për licencë për OSHMA, kërkesë për licencë për Operatorë të Shpërndarjes- OTT si dhe  rekomandimet për vazhdimin e afatit të licencave të për 6 TV me transmetim analog. Rastet e shqyrtuara janë të renditura si më poshtë:  

Pas shqyrtimit, Komisioni miratoi të gjitha rekomandimet në rastet e licencimit.  Lidhur me pikën e tretë, me qëllim të vazhdimësisë së aktivitetit të transmetimit të Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale të licencuara nga KPM, të cilave u përfundon afati i licencave në transmetimin analog, Komisioni i Pavarur i Mediave vendosi që të zgjatet përkohësisht afati i licencave të transmetimit të TV stacioneve me transmetim tokësor analog, të cilave licenca iu skadon me datën 28 gusht 2019. TV stacionet të cilave iu skadon licenca e KPM-së për transmetim janë: RTK 1, TV 21, KTV, TV Dukagjini, TV Mitrovica dhe TV Festina. KPM sqaron plaët dhe publikun se shfrytëzimi i frekuencave të cilat i kanë në përdorim këta të Licencuar do të jetë i përkohshëm, respektivisht deri në përmbylljen e procesit të kalimit nga transmetimi analog në atë digjital. Të Licencuarit që janë pjesë e këtij vendimi do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës së KPM-së, të lëshuar më 28 gusht 2009 dhe të njëjtat mbesin të pandryshuara, përfshirë Kushtet Teknike, Formatin e Programit si dhe Zonën e Mbulimit të të Licencuarve.

Komisioni gjithashtu ka shqyrtuar çështjen e emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv. Pas shqyrtimit Komisioni mori vendim me votim unanim nga të gjithë anëtarët, në pajtim me nenin 18 të Ligjit Nr. 04/L-44,  të emërojë z. Luan LATIFI Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së. Vendimi për emërimin e z. LATIFI për Kryeshef Ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura në konkursin publik për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP). 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE