Të licencuarit
3073 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRYEZË KONSULTATIVE

13 September 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) organizon takim konsultativ me të licencuarit e KPM-së, me qëllim të diskutimit rreth procesit zgjedhor, përkatësisht obligimet e mediave sipas Ligjit për Zgjedhje dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Qëllimi i takimit do të jetë diskutimi me të licencuarit e KPM-së rreth procesit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, përkatësisht obligimet e mediave sipas Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhje dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Në takim do të prezantohet baza ligjore e aplikueshme në Republikën e Kosovës, do të bëhet prezantim rreth shkeljeve më të shpeshta të gjetura nga KPM gjatë procesit të zgjedhjeve të kaluara, të cilat do të pasohen me diskutim me të licencuarit rreth çështjeve në përgjithësi që kanë të bëjnë me obligimet e mediave gjatë procesit zgjedhor.

Takimi mbahet më 18 shtator 2019, në Hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë, në ora 10:00.

Këtu mund të gjeni agjendën e takimit.