Të licencuarit
3098 - Lajmi_i_plot | KPM

Vendimet nga mbledhja e fundit e Komisionit të Pavarur të Mediave

21 October 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 18 tetor 2019, ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Në vazhdim të mbledhjes  KPM ka miratuar Raportin e monitorimit të Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audi-vizuele gjatë fushatëss për zgjedhjet e parakohëshme 2019.  Raporti me të gjeturat e detajuara nga monitorimi i shërbimeve mediale audiovizuale, tanimë është publikuar në ueb faqen e KPM-së.

Në lidhje me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019, KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03 dhe Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele si dhe Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM.

Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore. Pas shqyrtimit ka ardh në përfundim se të gjitha këto rastet janë subjekte që janë gjetur në shkelje të legjislacionit dhe vendosi si në vijim:

 

RTK1 - është sanksionuar me masën Vërejtje, për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës;

KTV - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 2000 € (dy mijë euro), për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele dhe Rregullores për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele;

Klan Kosova - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 3000 € (tre mijë euro),për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele dhe Rregullores për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele;

TV Puls - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 2000 € (dy mijë euro), për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele;

TV Herc - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 2000 € (dy mijë euro), për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele;

TV Graqanica - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 2000 € (dy mijë euro), për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele;

TV Most - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 2000 € (dy mijë euro), për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele;

Rrokum TV - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 2000 € (dy mijë euro), për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës ;

TE 7 - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 4000 € (katër mijë euro), për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullores për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele;

TV 21 - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro) për shkelje të Rregullores për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele;

TV Dukagjini  - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 4000 € (katër mijë euro), për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullores për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE