Të licencuarit
3127 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR KOMENTE

09 December 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik këto draft rregullore:

- DRAFT KODI I ETIKËS PËR OFRUESIT E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

- DRAFT RREGULLORE PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE DHE TË MITURVE NË SHËRBIMET MEDIALE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE


Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM  u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloret e lartpërmendura.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 9 dhjetor 2019 deri më 30 dhjetor 2019 në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes e-mailit:  info@kpm-ks.org.

 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE