04 February 2020
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 31 janar 2020 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI, ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020.
Fillimisht Komisioni miratoi agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit. Këto kërkesa kishin të bënin me rekomandime për ndërprerje të licencës së operatorit të shpërndarjes dhe ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuele. Komisioni i shqyrtoi rastet e licencimit të renditura në vijim:
Komisoni ka edhe shqyrtuar Raportin Tremujor tetor – dhjetor 2019 për punën e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportin për t’u përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurës duke u bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Komisioni ka shqyrtuar gjithashtu edhe Raportin e monitorimit për zbatimin e Rregullores së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuele. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportin për tu publikuar.
Po ashtu në këtë mbledhje Komisioni diskutoi lidhur me amandamentimin e akteve nënligjore të KPM-së. Pas diskutimit Komisioni duke u bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, vendosi vënien në diskutim publik të Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele. Periudha e diskutimit publik është prej datës 3 shkurt 2020 deri me 18 mars 2020.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE