Të licencuarit
3188 - Lajmi_i_plot | KPM

Shtyhet afati për komente publike për Daft Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele

23 April 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 31 janar 2020, ka aprovuar për dëgjim publik: DRAFT Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele. Periudha e hapur për komente publike ka qenë prej datës 3 shkurt 2020 deri më 30 prill 2020. Me qëllim që të ofrojë mundësi shtesë për të gjitha palët e interesuara të japin komentet e tyre me shkrim, për rregulloren e lartëcekur, KPM ka marrë vendim për shtyrjen e afatit në kohë të pacaktuar të periudhës së hapur për komente publike .

Arsyeja e shtyerjes sa afatit në kohë të pacaktuar është për shkak të situatës emergjente me Covid 19. Për cdo ndryshim nga ky njoftim,  KPM do të njoftojë më kohë palët e interesuara dhe publikun.

KPM fton edhe një herë përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë përmes e-mailit: info@kpm-ks.org.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE