Të licencuarit
3205 - Lajmi_i_plot | KPM

Reagim i KPM-së lidhur me komunikimet komerciale me përmbajtje të papërshtatshme

04 August 2020

Zyra Ekzekutive e KPM-së reagon ashpër ndaj një komunikimi komercial, të transmetuar për kompaninë “Candeo Furniture”, përmes Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA).

Bazuar në monitorimin dhe analizimin e kësaj përmbajtjeje, Zyra Ekzekutive e KPM-së ka vlerësuar se transmetimi i këtij komunikimi komercial është në kundërshtim me aktet nënligjore të KPM-së. Për më shumë, edhe i dëmshëm për publikun.

Rregullorja për Komunikimet Komerciale Audiovizuele, përcakton se: “Komunikimet komerciale të cilat përfshijnë dhunë të panevojshme apo kërcënim të dhunës duhet të ndalohen”.

Sa i përket gjuhës së përdorur, në bazë të Kodit të Etikës OSHMA-të nuk duhet të transmetojnë asnjë material që përmban gjuhë vulgare dhe ofenduese.

Duke pasur parasysh obligimet ligjore dhe etike karshi publikut, Zyra Ekzekutive UDHËZON të gjithë të licencuarit e KPM-së, e për hir të publikut, edhe mediat online/rrjetet sociale (duke marr parasysh mbrojtjen e interesit të gjerë të publikut), që të kenë kujdes gjatë transmetimit të përmbajtjeve që janë të ndjeshme për shoqërinë në përgjithësi.

 

Zyra Ekzekutive e KPM-së