Të licencuarit
3215 - Lajmi_i_plot | KPM

Reagim në lidhje me gjuhën ofenduese të përdorur në media

07 October 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përcjell me vëmendje zhvillimet që kanë ndodh së fundi  në mediat e Kosovës, me theks të veçantë gjuhën e përdoruar në emisionet televizive në formatin e debateve dhe diskutimeve. KPM ka vërejtur që gjatë transmetimit të një emisioni në mënyrë të përsëritur është përdorur gjuhë vulgare dhe denigruese nga të ftuarit në emision.

KPM shpreh shqetësimin e thellë në raport me gjuhën vulgare dhe ofenduese të përdorur së fundi në njërin nga OSHA-të në Kosovë, ku gjatë zhvillimit të debatit në mes të pjesëmarrësve në emision është përdoruar gjuhë vulgare dhe ofenduese nga pjesëmarrësit.

KPM ka analizuar gjuhën e përdorur në emisionin e drejtpërdrejt, ku ka gjetur se edhe përkundër përdorimit të gjuhës vulgare e cila është në kundërshtim me Kodin e Etikes, konkretisht nenin 4, paragrafi 3, moderatori i emisionit ka dështuar të  ndërmarr veprime të mjaftueshme përmes të cilave do të evitonte dhe pamundësonte vazhdimin e përdorimit të gjuhës vulgare dhe ofenduese.

Qëllimi i mediave në një shoqëri demokratike duhet të konsiston në informimin e drejtë të publikut përmes një gjuhë profesionale dhe të pranueshme sipas standardeve të transmetimit, me theks të veçantë në pajtim me parimet e përcaktuara përmes Kodit të Etikës.

Prandaj, KPM inkurajon ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve dhe emisioneve të drejtpërdrejta dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të mënjanuar përdorimin e gjuhës vulgare dhe ofenduese, me theks të veçantë në emisionet e drejtpërdrejta.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave