Të licencuarit
3269 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

21 December 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 15 dhjetor 2020, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI,  ka mbajtur  mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2020. Fillimisht Komisioni ka miratuar  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Sipas rendit të ditës, Komisioni shqyrtoi Raportin gjashtëmujor të punës së KPM-së. Pas shqyrtimit, Komisioni ka miratuar Raportin gjashtëmujor, i cili bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.

Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për licencimin e të operatorit të shpërndarjes - platforma OTT, kërkesë për ndryshim të emrit dhe  skemës programore, kërkesë për ndryshim të pronësisë si dhe rekomandim për ndërprerje të licencës të OSHMA-së.

Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:

  • OSHMA Rrokum TV - Rekomandim për ndryshim të pronësisë;
  • OSHMA Art - Rekomandim për ndryshim të pronësisë;
  • OSHMA Klan Kosova - Rekomandim për ndryshim të pronësisë;
  • TV IM- Rekomandim për licencim të Operatorit të Shpërndarjes- platforma OTT;
  • TV Premium- Rekomandim për ndërprerje të licencës të OSHMA-së;
  • Radio Classic FM- Rekomandim për ndryshimin e emrit dhe skemës programore;

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të lartcekura, Komisioni  erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave