Të licencuarit
3304 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

11 February 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 11 shkurt 2021, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje KPM ka shqyrtuar rastet ligjore që lidhen  me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) para fushatës dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurt 2021, për Kuvendin e Republikës së Kosovës. KPM ka kryer monitorimin e mediave para dhe gjatë fushatës zgjedhore, për të vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me legjislacionin. Sipas gjetjeve të deritanishme nga procesi i monitorimit,  KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht Ligjit për KPM-në, Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele si dhe të Kreut VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM.

Komisioni i ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore dhe pas shqyrtimit ka ardh në përfundim se në të gjitha këto raste subjektet janë gjetur në shkelje të legjislacionit.

Për rastet ligjore të shkeljeve që KPM ka identifikuar para fillimit të fushatës zgjedhore, Komisioni vendosi si në vijim:

  • Kanal 10 - është sanksionuar me masën Vërejtje, për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • Klan Kosova - është sanksionuar me masën Vërejtje, për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • KTV - është sanksionuar me masën Vërejtje, për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • RTK 1 - është sanksionuar me masën Vërejtje, për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • TE 7 - është sanksionuar me masën Vërejtje, për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.

Ndërsa për rastet ligjore të shkeljeve që KPM ka identifikuar gjatë fushatës zgjedhore, Komisioni vendosi si në vijim:

  • Kanal 10 - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej 5000 € (pesëmijë euro), për shkelje të Ligjit Nr.04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe  Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • TE 7 - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej  5000 € (pesëmijë euro), për shkelje të Ligjit Nr.04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • TV Dukagjini - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej  7500 € (shtatëmijë e pesëqind euro), për shkelje të Ligjit Nr.04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • Klan Kosova - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej  5000 € (pesëmijë euro), për shkelje të Ligjit Nr.04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • KTV - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej  5000 € (pesëmijë euro), për shkelje të Ligjit Nr.04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale.
  • RTK 1 - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej  5000 € (pesëmijë euro), për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
  • TV Syri Vision - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej  2000 € (dymijë euro), për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
  • TV Puls - është sanksionuar me masën gjobë në vlerë prej  2000 € (dymijë euro), për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE