Të licencuarit
3308 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR NJË ANËTARË TË KPM-së

18 February 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, bën ftesë publike për nominime për një (1) anëtarë të KPM-së nga radhët e komunitetit jo shumicë.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 18 shkurt 2021 deri më 04 mars 2021, në orën 16:00.

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime 

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

  • emailit në info@kpm-ks.org;  dhe arsim.dreshaj@kpm-ks.org;
  • telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe
  • personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga    Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

Komisioni i Pavarur i Mediave