Të licencuarit
3312 - Lajmi_i_plot | KPM

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Komisionit të Pavarur të Mediave, Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGj) dhe Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)

09 March 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGj) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua nga z.Luan Latifi - Kryeshef Ekzekutiv në KPM, znj.Edi Gusia - Kryeshefe Ekzekutive në ABGj dhe znj.Luljeta Demolli - Drejtore Ekzekutive në QKSGj. Me këtë rast, përfaqësuesit e tri institucioneve u shprehen të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje, si dhe u zotuan në arritjen e qëllimeve e objektivave të memorandumit.

Memorandumi ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve  dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të palëve nënshkruese, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në promovimin e barazisë gjinore në media.

KPM, AGJB dhe QKSGj do të angazhohen në realizimin e projekteve hulumtuese në temat që ndërlidhen me promovimin e barazisë gjinore në media, organizmin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve njerëzore  në aspektet e promovimit të barazisë gjinore në media, organizmin e aktiviteteve vetëdijësuese, konferencave dhe tryezave të diskutimit që kanë si temë çështjen e barazisë gjinore.

Gjithashtu palët nënshkruese do të  mundësojnë shfrytëzimin e kapaciteteve teknike dhe njerëzore të zyrës, përmes ofrimit të ekspertizës në kuadër të realizimit të projekteve të përbashkëta.

Të gjitha hulumtimet dhe analizat nga projektet e përbashkëta do të publikohen dhe të jenë shërbim të publikut dhe profesionistëve të medias.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave