Të licencuarit
3365 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave zhvilloi takim me Misionin Eksplorues të Zgjedhjeve

24 June 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur sot  në takim një ekip të ekspertëve në kuadër të Misionit Eksplorues të Zgjedhjeve. Ky ekip u prit nga Kryetari i KPM-së z.Xhevat Latifi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z.Luan Latifi.

Në fjalë e tij prezantuese Kryetari z.Latifi tha se është i lumtur që po vazhdon ky bashkëpunim në mes KPM dhe Misionit Eksplorues te Zgjedhjeve. Në vijim të fjalës së tij z.Latifi i njoftoi pjesëmarrësit në takim rreth punës dhe aktiviteteve më të rëndësishme të KPM-së, në përmbushje të obligimeve kushtetuese e ligjore, me theks të veçantë për punën në monitorimin e mediave gjatë zgjedhjeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z. Latifi paraqiti para ekipit të ekspertëve përvojën e KPM-së në procesin e monitorimit të mediave gjatë zgjedhjeve, sfidat dhe problemet që ka hasur institucioni në këtë drejtim si dhe shkeljet e ndryshme që kanë bërë mediat dhe hapat ligjor që ka ndjekur KPM-ja për rastet e shkeljeve gjatë zgjedhjeve. Gjithashtu për të pas një pasqyrë sa më të qartë të monitorimit të mediave gjatë zgjedhjeve, ekipit iu ofrua edhe Raportin e monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për Zgjedhjet e parakohshme 2021, për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Ndërsa nga ana Misionit Eksplorues të Zgjedhjeve u tha se janë në Kosovë për të vlerësuar situatën para se të vijë Misioni Observues i Zgjedhjeve, për të përcjellë zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Në përfundim të takimit, nga ana e KPM-së u shpreh edhe një herë gatishmëria për të vazhduar punën në ngritjen në nivel sa më të lartë të procesit të monitorimit të mediave, me theks të veçantë gjatë procesit zgjedhor.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave