Të licencuarit
3373 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMUNIKATË PËR MEDIA

02 July 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive pas ndalimit nga institucionet e drejtësisë të dy  zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së.

Në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar çështjen e Kryeshefit Ekzekutiv dhe pas shqyrtimit ka vendosur që Kryeshefi i Ekzekutiv i KPM-së z.Luan Latifi të  PEZULLOHET nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër.

Gjithashtu Komisioni ka vendosur që z.Faruk Rexhaj, Drejtor i Departamentit të Prokurimit, të caktohet Zëvendësues i Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, nga data 2 korrik 2021 deri në një vendim tjetër. 

Ndërsa sot pas caktimit si Zëvendësues i Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, z. Faruk Rexhaj ka marrë vendim që Drejtori i Administratës dhe Financave z.Arben Bilalli të PEZULLOHET nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër.

Komisioni i Pavarur i Mediave