Të licencuarit
3391 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave mbajti takim me përfaqësues të ofrueseve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale në regjionin e Pejës

14 September 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave është duke organizuar takime të rregullta regjionale konsultative me të licencuarit e KPM-së. Këtë takime po mbahen me qëllim të diskutimit rreth procesit zgjedhor, përkatësisht obligimet e mediave sipas Ligjit për Zgjedhje dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Me 13 shtator 2021 KPM ka mbajtur takimin regjional në Pejë, ku morën pjesë shumica e mediave të licencuara në këtë regjion. Qëllimi i takimit ishte diskutimi me të licencuarit e KPM-së rreth procesit të zgjedhjeve lokale 2021, përkatësisht obligimet e mediave sipas Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhje dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Në takim u prezantua legjislacioni që rregullon funksionimin e mediave në Republikën e Kosovës, sa i përket pjesës së procesit zgjedhor si dhe u bë një prezantim rreth shkeljeve më të shpeshta të gjetura nga KPM gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Pas prezantimeve takimi pasoi me diskutimet e pjesëmarrësve rreth çështjeve në përgjithësi që kanë të bëjnë me obligimet e mediave gjatë procesit zgjedhor por jo vetëm.

U diskutua sidomos për gjendjen e mediave në periudhën e pandemisë, vështirësitë e shumta kryesisht financiare që ka krijuar pandemia si dhe puna që mediat lokale/regjionale kanë dhe janë duke bërë lidhur me pandeminë, përmes programeve të ndryshme duke kontribuar në informim të publikut rreth situatës së shëndetit publik gjatë kësaj periudhe të pandemisë.