Të licencuarit
3395 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave mbajti takim me përfaqësues të ofrueseve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale në regjionin e Gjilanit dhe Ferizajt

17 September 2021

Në vazhdën e takimeve regjionale që është duke organizuar Komisioni i Pavarur i Mediave  me të licencuarit e KPM-së, më 16 shtator 2021 KPM ka mbajtur me mediat në regjionin e Gjilanit dhe Ferizajt.

Edhe në këtë takim është  prezantuar legjislacioni lidhur me procesin e zgjedhjeve lokale 2021, përkatësisht obligimet e mediave sipas Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhje dhe akteve nënligjore të KPM-së si dhe Rregullores 2013/03 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele.

Sa i përket legjislacionit aktual i cili rregullon funksionimin e mediave në Republikën e Kosovës  për pjesën e zgjedhjeve, u prezantuan Udhëzuesi i KPM-së për Zgjedhje, Kodi e Etikës dhe Rregullorja për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele dhe Kreu VIII i Ligjit për Zgjedhjet.

Fokusi i diskutimeve në këtë takim ishe tek programacioni gjatë fushatës zgjedhore, respektivisht përfaqësimi në  mënyrë  të  drejtë dhe  të  paanshme i subjekteve politike në emisione, qasja e drejtë  dhe  e  paanshme e subjekteve politike në  programet  me diskutime politike dhe debate, përmbajtjen e komunikimeve komerciale politike gjatë fushatës zgjedhore, raportimin në mënyrë të drejtë, korrekte, objektive dhe të paanshme. Në takim u sqarua edhe se kohëzgjatja e pikës reklamuese politike koha e  emetimit  me pagesë dhe pa  pagesë dhe se mediat nuk janë përgjegjës nëse subjektet politike nuk e shfrytëzojnë kohën e ofruar. Sa i përket heshtjes zgjedhore u cek se ndalohet transmetimi ose publikimi i çfarëdo  materiali  që  i  takon  aktivitetit  të fushatës (24  orë  para  hapjes  së  vendvotimeve  deri  në  mbylljen zyrtare të vendvotimeve), ndërsa ndalohet publikimi ose transmetimi i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik, duke përshirë daljen në votime (24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor. Gjatë fushatës zgjedhore mediat duhet të mirëmbajnë një ditar për të regjistruar kohën e emetimit, dhe  ekspozimeve  tjera  të  mediave,  për  reklamim  me  pagesë  dhe  pa  pagesë,  të  aktiviteteve  të  fushatës për  secilën  subjekt politik.

Ndërsa sa i përket mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve në media u fol për sponsorizimin e programeve për fëmijë dhe vendosjen e produkteve, mbrojtjen në përgjithësi të fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e dëmshme  programore, sinjalizimi akustik dhe paralajmërimi si dhe kohën e lejuar të transmetimit dhe mënyrën e kategorizimit të programeve për të mitur.

Komisioni i Pavarur i Mediave