Të licencuarit
3398 - Lajmi_i_plot | KPM

U mbajt takimi i radhës në mes të KPM-së, Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës dhe IMK-së

20 September 2021

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të KPM-së me Departamentin e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës (UP) dhe Institutit të Mediave të Kosovës (IMK), sot në Zyrën e KPM-së është mbajtur takimi i radhës në mes përfaqësuesve të tyre.

Qëllimi i këtij takimi ishte inicimi dhe konkretizimi i projekteve të cilat për bazë e kanë Memorandumet e Bashkëpunimit të KPM-së me UP-në dhe IMK-në.

Me mbështetjen edhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë, është  arritur që të fillojë zbatimi i  objektivave të memorandumit, respektivisht fillimi i praktikës për studentë të gazetarisë, të përzgjedhur nga Departamenti i Gazetarisë. Qëllimi i këtij angazhimi është hulumtimi dhe analizimi i përmbajtjeve programore sa i përket përfaqësimit të fëmijëve dhe përfaqësimit gjinor në media.

Ky është vetëm hapi i parë konkret drejt realizimit të memorandumit, sepse bashkëpunimi në mes të KPM-së, IMK-së dhe  UP-së do të vazhdojë me projekte të radhës, që kanë për qëllim trajtimin e temave mediale në fushën e shërbimeve mediale audiovizuele.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave