28 September 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Rrjetit Evropian të Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve (ENEMO), znj. Maja Milikic, analiste e mediave.
Përfaqësuesja e ENEMO-së është njoftuar nga anëtarët e Komisionit të KPM-së rreth punës dhe aktiviteteve të KPM-së sa i përket procesit të zgjedhje lokale që po mbahen në Republikën e Kosovës.
Ndërsa, znj. Milikic ka njoftuar përfaqësuesit e KPM-së rreth rolit dhe aktiviteteve që ENEMO është e angazhuar në monitorimin e zgjedhjeve lokale.
Komisioni i Pavarur i Mediave