Të licencuarit
3428 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

12 November 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 11 nëntor 2021, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e gjashtëmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka diskutuar për ecurinë e punës në monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA) gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune, të cilat mbahet me 14 nëntor 2021.

Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se mediave me Udhëzuesin për zbatimin e Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet Nr. 03/L-073 për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM, ka bërë monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele gjatë fushatës zgjedhore.

Për të gjitha të gjeturat nga monitorimi i OSHMA-ve, KPM ka ndjekur të gjitha hapat dhe procedurat ligjore deri në shqyrtimin e rasteve nga Komisioni. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit,  KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në këtë drejtim, KPM ka shqyrtuar disa rastet ligjore që lidhen  me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), gjatë fushatës zgjedhore të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Komisioni i ka shqyrtuar të gjitha këto raste dhe pas shqyrtimit ka vendos si në vijim:

  • TV Dukagjini - sanksionohet me gjobë në shumën prej tremijë (3,000) euro  për shkelje të Rregullores për Komunikime Komerciale KPM-2017/07;
  • TE7-  sanksionohet me gjobë në shumën prej katërmijë (4,000) euro  për shkelje të Rregullores për Komunikime Komerciale KPM-2017/07 dhe Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës;
  • Klan Kosova - sanksionohet me gjobë në shumën prej tremijë (3,000) euro  për shkelje të Rregullores për Komunikime Komerciale KPM-2017/07;
  • Kanal 10 -  sanksionohet me gjobë në shumën prej katërmijë (4,000) euro  për shkelje të Rregullores për Komunikime Komerciale KPM-2017/07 dhe Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës;
  • KTV – sanksionohet me gjobë në shumën prej tremijë (3,000) euro  për shkelje të Rregullores për Komunikime Komerciale KPM-2017/07;
  • Kanal 10 - Ankese nga Kushtrim Brahimaj - sanksionohet me  Vërejtje për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03.

 

 

Komisioni i Pavarur i Mediave