Të licencuarit
3458 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

02 February 2022

Pas emërimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës së tre anëtarëve të rinj të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), më  1 shkurt 2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  KPM në përbërje të plotë prej shtatë anëtarësh, ka mbajtur mbledhje e dytë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës së mbledhjes, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar Raportin tremujor të punës së KPM-së, për periudhën tetor – dhjetor 2021.

Komisioni pas shqyrtimit ka miratuar Raportin tremujor të punës së KPM-së, për ta përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Komisioni i Pavarur i Mediave