Të licencuarit
3467 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mori pjesë në takimin rajonal mes rregullatorëve të medias lidhur me harmonizimin e Direktivës për Shërbimet Mediale Audiovizuele (AVMSD)

24 February 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave mori pjesë në takimin rajonal mes rregullatorëve të medias lidhur me harmonizimin e Direktivës për Shërbimet Mediale Audiovizuele (AVMSD), takim i cili u mbajt nën organizimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), nga data 20 deri me 23 shkurt 2022,  në Shqipëri.

Pjesëmarrës në takim ishin rregullatorët e medias nga Kosova (Komisioni i Pavarur i Mediave), Shqipëria (Autoritetit të Mediave Audiovizive), Mali i Zi (Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbimeve Postare), Maqedonia e Veriut, (Agjencisë për Komunikime Elektronike).

Në këtë takim pune palët diskutuan lidhur me obligimet që dalin nga Direktiva e re AVMSD 2018/1808, respektivisht harmonizimin e legjislacionit të mediave të shteteve pjesëmarrëse me këtë direktive si dhe sfidat me të cilat do të përballen rregullatorët gjatë këtij procesi. Gjithashtu janë diskutuar edhe tema tjera me rendësi aktuale siç janë koordinimi rajonal lidhur me planet e frekuencave, respektivisht koordinimi në lirimin e brezit frekunecor 700 MHz i njohur si DD2.

Përveç këtyre zhvillimeve, gjatë këtij organizimi Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive  kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi ndërinstitucional në të cilin vendosin objektivat e këtij bashkëpunimi. Palët në takim u dakorduan për mbajtjen e takimeve rajonale në mënyrë periodike si dhe ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimi, me qëllim të arritjes se objektivave të përbashkëta.