Të licencuarit
3473 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mbajti dy punëtori me nxënës të shkollave të mesme lidhur me Edukimin Medial

11 March 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave ka mbajtur dy punëtori me nxënës të shkollave me qëllim të diskutimit të çështjeve që kanë të bëjnë me edukimin medial. Punëtoritë janë mbajtur më 10 dhe 11 mars 2022 me nxënësit e shkollave të mesme “Sami Frasheri” dhe “Xhevdet Doda”, në Prishtinë.

Qëllimi i organizimit të këtyre punëtorive ishte promovimi dhe ndërgjegjësimi për ndikimin e medias, rritjes së njohurive rreth pranimit, përdorimit, mbrojtjes dhe konsumit të përmbajtjeve mediale, zhvillimit të shprehive dhe aftësive që nevojiten për të zhvilluar mendimin kritik sa i përket përmbajtjeve në internet dhe teknologji tjera dixhitale.

Për dy ditë me radhë, nxënësit kishin mundësinë të marrin njohuri rreth rolit dhe mandatit të KPM-së si dhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë kryesisht me edukimin medial, gazetarinë dhe qytetarinë dixhitale.

Gjithashtu u zhvilluan diskutime me nxënësit mbi rëndësinë e analizimit dhe zbërthimit të lajmeve dhe mesazheve të tjera mediatike.

Këto aktivitete për edukimin medial janë vazhdimësi e bashkëpunimit në forcimin e programit për edukimin medial të Komisionit të Pavarur të Mediave, mbështetur nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë. Punëtoritë janë organizuar në kuadrin e Aksionit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias (JUFREX)” pjesë e “Mjetit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II” (Horizontal Facility II) një iniciativë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës dhe të zbatuara nga Këshilli i Evropës.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave