Të licencuarit
3490 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

08 April 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 5 prill 2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e shtatë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuat disa raste të licencimi.  Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me dy kërkesa  për licencim të operatorit të shpërndarjes dhe një kërkesë  për licencim të OSHMA-së përmes operatorit të shpërndarjes Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për rastin, Komisioni vendosi si në vijim:

-TIK Telecommunications L.L.C – Kërkesë për licencimin e operatorit te shpërndarjes - Pas shqyrtimit Komisioni konstatoi se kjo kërkesë nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret, prandaj rasti shtyhen për mbledhjen e radhës. 

-RTV Podguri – Vendim për licencimin e OSHMA përmes operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të këtyre rasteve dhe  rekomandimit, Komisioni ka konstatuar se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe ka vendosur të miratojë këtë kërkesë.

 -NIART – Vendim për licencimin e operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të këtyre rasteve dhe  rekomandimit, Komisioni ka konstatuar se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe ka vendosur të miratojë këtë kërkesë.

Gjithashtu Komisioni ka shqyrtuar edhe një rast ligjor, respektivisht një ankesë për shkelje të Kodit të Etikës.

- Rasti TE7- Ankesa e z. Mërgim Teplani ndaj TE7 - Pas shqyrtimit Komisioni konstatoi se TE7, me mos transmetimin e reagimit të palës ankuese Mërgim Teplani, respektivisht mos dhënien e drejtës për reagim ka bërë shkelje të nenit 10, paragrafi 1 dhe 2, të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Prandaj TE7 sanksionohet me Vërejtje në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 10, paragrafi 1 dhe 2, të Kodit të Etikës KKPM 2016/03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje Komisioni ka aprovimi gjithashtu edhe Rregulloren për Avancimin në Karrierë dhe Transferimin e nëpunësve në Komisionin e Pavarur të Mediave.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave