Të licencuarit
3492 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në takim pune përfaqësues nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU)

22 April 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur në një takim pune zyrtaren e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) znj. Radka Betcheva dhe përfaqësues nga transmetuesi publik (RTK).  

Në fjalën e tij prezantuese Kryetari i KPM-së z.Latifi tha se është i lumtur për bashkëpunimin me EBU-në dhe shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet ende ky bashkëpunim mes institucionesh. Në vijim të fjalës së tij z.Latifi njoftoi rreth aktiviteteve më të rëndësishme të KPM-së, në përmbushje të obligimeve kushtetuese e ligjore.

Pjesëmarrësit në takim diskutuan për disa tema me interes të përbashkët në fushën e mediave, e me theks të veçantë në punën që po bëhet sa i përket procesit të amandametimit të Ligjit për KPM-në me qëllim të harmonizimit me Direktivën e re AVMS dhe amandametimin e Ligjit për RTK-në dhe përfundimin e procesit të kalimit në transmetim digjital.  Gjithashtu në takim u diskutua për vështirësitë financiare me të cilat po ballafaqohet KPM-ja si pasojë e shkurtimeve buxhetore, çështjen e matjes së audiencës së mediave, luftimin e lajmeve të rrejshme sidomos pas situatës në Ukrainë dhe vendimit të KPM-së për ndalimin e përkohshëm të transmetimit të kanaleve me orgjinë nga Federata Ruse dhe Edukimin Medial.

Znj. Betcheva theksoi se vlerëson lartë rëndësinë e punës së institucionit të KPM-së si rregullator i mediave dhe shprehu përkushtimin për përkrahje të vazhdueshme në zbatimin e standardeve më të larta në fushën e rregullimit të shërbimeve mediale audio-vizuele.  Ndërsa sa i përket zhvillimeve në fushën e mediave tha se e gjithë bota është duke u sfiduar me mënyra të shumta të keqpërdorimit të lirisë së shprehjes, prandaj është impresionuese puna dhe angazhimi që po vazhdon të bëjë KPM-ja si rregullator.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave