Të licencuarit
3499 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mbajti takim me Bordin dhe Menaxhmentin e transmetuesit publik (RTK)

06 May 2022

Një delegacioni i Komisionit të Pavarur të Mediave është pritur në takim nga përfaqësuesit e Bordit dhe Menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës, të premten me 6 maj 2022.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me fushat e interesit të përbashkët me qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes të KPM-së dhe RTK-së.

Pos tjerash u ngrit edhe çështja e borxheve të trashëguara që RTK-ja ka ndaj KPM-së dhe për rëndësinë e harmonizimit të agjendës dhe veprimeve për procesin e digjitalizimit.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional lidhur me procesin e  draftimit të projekt ligjeve për KPM-në dhe RTK-në,  të cilat projekt ligje janë në agjendën legjislative të Kuvendit të Kosovës për këtë vit.