Të licencuarit
3501 - Lajmi_i_plot | KPM

Po vazhdon punimet takimi vjetor i Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA)

13 May 2022

Në kuadër të takimit të 55-të  të EPRA-s, që po mbahet në Anterwerp të Belgjikës, Kryetari i KPM-së, z. Xhevat Latifi,  ka takuar Kryetaren e Këshillit Nacional për TV dhe radio transmetim në Ukrainë, znj. Olha Herasymiuk. Gjatë këtij takimi, Kryetari z.Latifi informoi për veprimet e KPM-së sa i përket luftimit të propagandës ndaj përmbajtjeve të shpërndara nga kanalet ruse, përkatësisht vendimit të KPM-së për ndalimin e shpërndarjes se kanaleve ruse në Kosovë. Ndërsa znj. Herasymiuk ka falënderuar për kontributin e Kosovës në ndihmë të popullit të Ukrainës.

Konferenca e Rregullatorëve Evropian po zhvillon punimet në sesione punuese, me theks të veçantë tek temat:  Qasja e rregullimit dhe mbrojtja e fëmijëve në mjedisin dixhital, me fokus në platformat e shpërndarjes së videove si dhe rrjetet sociale, ishin disa nga temat e diskutuara në ditën e fundit të takimit të 55-të të EPRA-s.

Përfaqësuesit e rregullatorëve patën rastin të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre edhe sa i përket rregullimit të platformave të reja pas implementimit të direktivës AVMS si dhe aktiviteteve të ndërmarra në ketë drejtim. Në radhë të parë me qëllim të mbrojtjes se publikut në përgjithësi, e në veçanti mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme për ta.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen rregullatorët e mediave sa i përket kapaciteteve njerëzore dhe financiare, sidomos pas zgjerimit të kompetencave ndaj shërbimeve të reja, të përcaktuara në Direktivën AVMS.