Të licencuarit
3502 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mbajti takim me organizatat e personave me aftësi të kufizuara - OPAK

24 May 2022

Komisionit të Pavarur  të Mediave (KPM) ka realizuar sot një takim me përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara – OPAK:  HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve,  Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar  dhe Down Syndrome, me qëllim të diskutimit rreth mospërdorimit të drejtë të terminologjisë për personat e aftësi të kufizuara nëpër media të Kosovës.

Duke qenë se termi adekuat është ‘aftësi e kufizuar’, i definuar edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, shumë gazetarë e media, individët e këtij komuniteti i etiketojnë gabimisht si ‘persona me paaftësi, hendikep, nevoja të veçanta etj’.

Si rrjedhojë, organizatat e personave me aftësi të kufizuara , me rekomandim të KPM-së u dakorduan që tash e tutje të shtrojnë ankesa në këtë organ në rastet kur hasin se media të caktuara audio-vizuele kanë përdorur terme të gabuara për personat me aftësi të kufizuara.

Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, z. Faruk Rexhaj tha se duke u bazuar edhe në shpalljen e Viti 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara dhe duke qenë se Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave është në fazën e rishikimit, do të përpiqen që të kenë  disa dispozita lidhur me personat me aftësi të kufizuara.

Në fund palët u dakordua që shpejt të nënshkruajmë një Marrëveshje Mirëkuptimi, për një bashkëpunim e ndërgjegjësim sa më të madh për këtë qëllim.