Të licencuarit
3507 - Lajmi_i_plot | KPM

Vazhdon bashkëpunimi i KPM-së me Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës, OSBE-në dhe AGK-në

25 May 2022

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të KPM-së me Departamentin e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës (UP), OSBE-së dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), sot në Zyrën e KPM-së është mbajtur takimi i radhës në mes përfaqësuesve të tyre.
Qëllimi i këtij takimi ishte inicimi dhe konkretizimi i projektit i cili për bazë e ka Memorandumin e Bashkëpunimit të KPM-së me UP-në, respektivisht fillimi i fazës së dytë të punës praktike në KPM, për studentë të gazetarisë të përzgjedhur nga Departamenti i Gazetarisë.
Ky projekt ashtu si edhe i kaluari, po arrihet të jetësohet me mbështetjen edhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ku është arritur që të fillojë zbatimi i objektivave të memorandumit. Angazhimi i studentëve për të kryer punë praktike në KPM, ka për qëllim hulumtimin dhe analizimin e përmbajtjeve programore sa i përket monitorimit të lajmeve për mbulueshmërinë e tyre gjeografike dhe monitorimi i numrit të burimeve të lajmeve.
Sipas projektit, studentët në koordinim nga mentori i tyre nga universiteti, do të paraqesin një raport lidhur me gjetjet e tyre mbi temat që kanë hulumtuar gjatë punës së tyre në KPM.
Rekomandimet që pritet të dalin nga raportet, do të shërbejnë për mediat, studentët e tjerë dhe të gjithë të interesuarit në fushën e shërbimeve mediale audiovizuele.