Të licencuarit
3539 - Lajmi_i_plot | KPM

Po vazhdon punimet takimi i 56-të vjetor i Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA)

14 October 2022

Në margjina të takimit vjetor të rregullatorëve në EPRA-s që po mbahet në Antalya të Turqisë, delegacioni i KPM-së nën udhëheqjen e Kryetarit Latifi, ka mbajtur një takim me me Ebubekir Şahin, Kryetar i rregullatorit turk RTÜK ( Këshilli Suprem i Radios dhe Televizionit të Republikës së Turqisë ) dhe Nënkryetarin Ibrahim Uslu.
Të dy delegacionet kanë pasqyruar gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes rregullatorëve.
"Bashkëpunimet e rregullatorëve janë të një rëndësie të veçantë për KPM-në, ne presim që këto bashkëpunime të marrin një formë më konkrete" ka thënë kryetari Latifi.
Në anën tjetër kryetari i rregullatorit Turk Ebubekir Şahin , ka vlerësuar të frytshëm takimin, dhe jam i bindur se në takimin e radhës do prezantojmë bashkëpunimet mes rregullatorëve.
"RTÜK do te shqyrtojë konkretisht ndihmën për rregullatorin në Kosovë, Kosova dhe populli i saj ka një vend të veçantë për RTÜK dhe për popullin turk, andaj ne do të shkojmë në ndërtimin e memorandumit të bashkëpunimit" ka thënë z. Ebubekir Şahin.
Delegacioni i KPM-së gjatë pjesëmarrjes në EPRA ka pasur edhe takime të tjera me rregullatorët evropian.