Të licencuarit
3552 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM pritni në takim një delegacion të ODIHR

03 February 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur në takim pune një ekip të ekspertëve në kuadër të ODIHR, nga Projekti Ekipi Mbështetës për Reformat Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor.

Temë diskutimi ishte zbatimi i  rekomandimeve të Raportit i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, i publikuar në shkurt të vitit 2022, respektivisht gjendja aktuale me zbatimin e rekomandimeve nga ai raport.

Ekipi i projektit të ODIHR-it për Mbështetjen e Reformave Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor njoftoi se janë duke kryer disa takime me institucionet e përfshira në raport, me qëllim  që të informohen nga akterët relevant se deri në çfarë faze është arritur të  punohet në adresimin e rekomandimeve të raportit dhe cilat janë sfidat e institucioneve në këtë drejtim, me qëllim të mbështetjes së palëve të përfshira në proceset zgjedhore në Kosovë.

Gjatë takimit janë diskutuar të gjitha rekomandimet e raportit që lidhen me KPM-në, por edhe punët që janë kryer dhe ato që janë në proces lidhur me adresimin e rekomandimeve të raportit në fjalë sa i përket përmirësimit të kornizës ligjore, respektivisht amandamentimin e Ligjit për KPM-në nga ana e Qeverisës në bashkëveprim me KPM-në si dhe amandametimi i rregulloreve (legjislacionit sekondar) nga ana e KPM-së.  

Përfaqësuesit e KPM-së i njoftuan ekspertet e ODIHR-it rreth aktiviteteve të KPM-së në monitorimin e mediave gjatë zgjedhjeve, procedurat ligjore dhe afatet në trajtimin e shkeljve ligjore dhe ankesave të palëve, problemet që janë hasur, shkeljet e ndryshme që kanë bërë nga mediat. Në fund u paraqit edhe një përmbledhje e hapave ligjor që ka ndjekur KPM-ja për rastet e shkeljeve gjatë zgjedhjeve, respektivisht vendimeve ndaj atyre mediave që kanë kryer shkelje të kornizës ligjore që rregullon pjesën e mediave gjatë zgjedhjeve. Dhe si konkluzion i takimit ishte se të gjitha sfidat dhe rekomandimet e evidentuara në raport, janë adresuar nga ana  e KPM-së dhe disa prej tyre që nuk janë zbatuar ende plotësisht, janë në proces.