Të licencuarit
3566 - Lajmi_i_plot | KPM

Vazhdon bashkëpunimi i KPM-së me Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës dhe OSBE-në

12 April 2023

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të KPM-së me Departamentin e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës (UP) dhe OSBE-së, sot në Zyrën e KPM-së është mbajtur takimi i radhës në mes përfaqësuesve të tyre.

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i projektit i cili për bazë e ka Memorandumin e Bashkëpunimit të KPM-së me UP-në, respektivisht fillimi i fazës së tretë të punës praktike në KPM, për studentë të gazetarisë të përzgjedhur nga Departamenti i Gazetarisë.

Angazhimi i studentëve për të kryer punë praktike në KPM, ka për qëllim hulumtimin dhe analizimin e përmbajtjeve programore në ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele.

Sipas projektit, studentët në koordinim nga mentori i tyre nga universiteti, do të paraqesin një raport lidhur me gjetjet e tyre mbi temat që kanë hulumtuar gjatë punës së tyre në KPM.

Gjithashtu, rekomandimet që pritet të dalin nga raportet, do të shërbejnë për mediat, studentët e tjerë dhe të gjithë të interesuarit në fushën e shërbimeve mediale audiovizuele.

Ky projekt ashtu si edhe dy të tjerët para tij, po arrihet të implementohet me mbështetjen edhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë.