Të licencuarit
3588 - Lajmi_i_plot | KPM

Ftesë publike për komente

24 July 2023

Në mbledhjen e mbajtur më 17 korrik  2023, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik  draft rregulloren:

-   Draft-Rregullore për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Kryeshefit  Ekzekutiv në KPM

Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM  u bën ftesë publike palëve të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloren e lartpërmendur.

KPM fton palët e interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 24 korrik 2023 deri më 11 gusht 2023, në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes emaili: info@kpm-ks.org.

Komisioni i Pavarur i Mediave