Të licencuarit
305 - Telicencuarit | KPM

LICENCIMI I SHËRBYESVE MEDIAL AUDIOVIZUEL

Për të ushtruar veprimtarinë në fushën e shërbimeve mediale audio-vizuale në Republikën e Kosovë sipas Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)

Licencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre bëhet për një afat shtatë (7) vjeçar për radio transmetime, ndërsa për shërbime mediale audiovizuele dhe për operatorët e rrjeteve për ofrimin e shërbimeve mediale me përmbajtje audio-vizuele afati është dhjetë (10) vjeçar. Licencat e lëshuara nga KPM nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së.

Subjektet e licencuara duhet të veprojnë në pajtueshmëri të plotë me Ligjin Nr. 04/L-44 për KPM-në, me Rregulloren  KPM-2021/01 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale si dhe me të gjitha aktet nënligjore siç janë të përcaktuara nga KPM-ja.

Bazuar ne ligjin Nr. 04/L-44 KPM-ja me akt nënligjor, mund të miratojë dhe aplikojë edhe kritere tjera për licencim dhe përtëritje të licencës varësisht prej llojit dhe kategorisë së licencës që do të lëshojë.

Lëshimi i licencave të reja për shërbime mediale audio-vizuale publikohet me të gjithë informacionin përkatës që kërkohet nga kandidatët, metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e aplikacioneve, tarifat e përcaktuara dhe kategoria e licencës.

Sipas PLANIT TË FREKUENCAVE TË TRANSMETIMIT të disponueshëm për Republikën e Kosovës, KPM ndanë frekuenca të mjaftueshme për Transmetuesin Publik për t’i mundësuar që t’i ofrojë popullsisë së Kosovës një mbulim radio televiziv deri në masën maksimale të mundshme.