Lëshimi i licencave nga KPM bëhet për disa kategori:
Ofrues i shërbimit medial audiovizual (OSHMA) të cilët janë persona fizik ose juridik që kanë përgjegjësi redaktuese për përzgjedhjen e përmbajtjes audio-vizuele të shërbimit medial dhe përcaktimin e mënyrës së organizimit të tij.
Ofruesit e shërbimit medial mund të jenë me transmetim tokësor/frekuencë dhe ofrues të shërbimit medial përmes operatorit të shpërndarjes.
Kategori tjetër janë Operatorët e Shpërndarjes (OSH) që janë persona juridik, të cilët shpërndajnë shërbime mediale audio-vizuele për përdoruesit përmes rrjetit kabllor, IPTV dhe çfarëdo forme tjetër të shpërndarjes jashtë brezit frekuencor radio-difuziv.