Të licencuarit
3612 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mori pjesë në konferencën “Dita e Konkurrencës 2023”

11 October 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave me 10 tetor 2023, mori pjesë në konferencën   “Dita e Konkurrencës 2023 : Përfitimet e konkurrencës së drejtë në Kosovë”, të organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK) me mbështetjen e Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian: “Përkrahja e BE-së për Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës, dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”.

Me ftesë të AKRK-së, KPM u përfaqësua në këtë ngjarje nga Anëtari i Komisionit z. Besnik Berisha i cili ishte pjesë e panelit të dyte në sesionin: “Sfidat kyqe në rishikimin e legjislacionit të konkurrencës në Kosovë”. Z. Berisha nënvizoi nevojën e rregullimit të duhur të tregut medial si parakusht për të siguruar pluralizmin medial, i cili është një prej objektivave kryesore të KPM-së. Që të arrihet kjo kërkohet qasje e harmonizuar gjatë amandamentimi të tri ligjeve që janë me interes për tregun medial:

  • Ligji i KPM-së;
  • Ligji për Komunikimet Elektronike, dhe
  • Ligji i Konkurrencës.

Amandamentimi i tyre duhet të jetë i tillë që të mos mbetet vakum në rregullim e as ambiguitete në interpretimin e kompetencave të agjensioneve dhe provizioneve të neneve.

Gjatë punimeve të konferencës, nga ekspertë të ndryshëm vendor e ndërkombëtar u diskutua më në detaje për aspekte të ndryshme të konkurrencës, sfidave aktuale dhe vizionit për një konkurrencë të drejtë, natyrën dhe funksionimin e rregullativës së konkurrencës në Kosovë dhe se si kjo fushë është e rëndësishme për përpjekjet e Kosovës për integrim në BE.

Konferenca ishte e para e këtij lloji në Kosovë dhe ka mbuluar tema të tilla si rëndësia e politikave të konkurrencës, reformat e legjislative, si dhe një fokus specifik në praktikat antikonkurruese në formën e karteleve dhe manipulimit të ofertave.