Të licencuarit
3652 - Lajmi_i_plot | KPM

Sqarim për opinionin

03 January 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave ka pranuar një numër të ankesave nga qytetarët në lidhje me mos-transmetimin e kanaleve televizive të DigitAlb nga operatorët e shpërndarjes.
Për sqarim të opinionit, KPM nuk ka marr kurrfarë vendimi për ndërprerjen e kanaleve të DigitAlb, pasi që DigitAlb nuk është subjekt i licencuar pranë KPM-së dhe si i tillë ajo mund të sjellë platformën e saj programore vetëm përmes marrëveshjes me operatorët e licencuar pranë KPM-së.
Duhet sqaruar se KPM nuk mund ta obligojë një platformë të huaj që të sjellë programet e veta në Kosovë, për faktin se kanalet janë objekt i marrëveshjes në mes të operatorëve të shpërndarjes dhe dhënësit të të drejtave.
Megjithatë, normativa ligjore e KPM-së parasheh një nivel të mbrojtjes se përdoruesve në rast të mos ofrimit të shërbimeve të parapara në kontratë.
KPM po trajton secilën ankesë veç e veç dhe për këtë mund të ndërmerren hapa ligjor, nëse operatoret e shpërndarjes kanë dështuar të veprojnë në pajtim me Rregulloren KPM-2020/01.
Për më tepër, KPM duke u bazuar në paqartësitë e krijuara se fundi në lidhje me të drejtat sportive, ka kërkuar sqarime edhe nga Premier Liga angleze në lidhje me të drejtat e transmetimit në Kosovë, me ç’rast kjo e fundit ka konfirmuar se të drejtat e transmetimit për Kosovë i kanë DigitAlb në gjuhën shqipe dhe Arena Sport në gjuhën serbe.
KPM e siguron opinion publik, me thekës të veçantë palët ankuese, se do t’i trajtojë me kujdes të gjitha ankesat, ashtu siç përcaktohet me Rregulloren KPM-2020/01 dhe se palët do të njoftohen për veprimet e ndërmarra në lidhje me këto ankesa.