Të licencuarit
3668 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në takim aktivistë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare

13 February 2024

Komisionin e Pavarur të Mediave e kanë vizituar një grup i aktivistëve dhe përfaqësueseve të organizatave joqeveritare për të diskutuar mbi punën e KPM-së. Në këtë takim morën pjesë drejtues e përfaqësues të organizatave joqeveritare nga AMPEK, KMSHK, AGK, Betimi për Drejtësi, D4D, Epik Institute, FOL, GAP, GLPS, IKD, INPO, Instituti Musine Kokollari, KDI, YIHR dhe znj. Flutura Kusari, aktiviste dhe juriste e mediave.

Në fjalën e tij prezantuese Kryetari z. Mehmeti u shprehi mirëseardhje të pranishmëve, duke i njohur ata me punën e KPM-së, me fokus angazhimin e KPM-së për avancimin e rregullimit të tregut medial sa i përket pronësisë dhe koncentrimit të mediave, trajtimin e shpejtë të ankesave të qytetarëve, si dhe procedurat e vendimmarrjes përfshi edhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin e transmetimit të kanaleve sportive Arena Sport.

Aktivistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile thanë se nga ata që e monitorojnë vazhdimisht punën e KPM-së kanë evidentuar ngritjen e transparencës së punës së KPM-së, zhvillimin e konsultimeve publike dhe publikimin me kohë të të dhënave zyrtare. Në fund të takimit, nga të gjithë përfaqësuesit prezentë u tha se e mbështesin punën e KPM-së si dhe pavarësinë institucionale të rregullatorit sipas kompetencave ligjore.