Të licencuarit
3619 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mori pjesë në takimin vjetor të EPRA-s në Bukuresht

26 October 2023

Kryetari i Komisionit të KPM-së Jeton Mehmeti dhe anëtarja Luljeta Aliu si dhe zv.Kryeshefi Ekzekutiv Faruk Rexhaj, nga data 19-20 tetor 2023 kanë marr pjesë në takimin vjetor të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregulluese (EPRA). Nikoqir i takimit të 58 të EPRA-s ishte Autoriteti Rregullativ i Rumanisë (Consiliul Național al Audiovizualului – CNA).  

Agjenda e Takimit Plenar të 58-të të EPRA-s ka përfshirë temat më të rëndësishme me interes të ndërsjellë të autoriteteve rregullatore: media dhe informacion për interesin publik; sfidat e medias në tregun dixhital; pronësia dhe transparenca e medias; e ardhmja e transmetimit të përmbajtjes.

Në seancën hapëse të punimeve kanë qenë prezantimet e folësve mbi temën “Një treg i besueshëm medial për të mirën publike”. Në vazhdimin e punimeve të EPRA-s është mbajtur sesioni “ Si të promovohet një kornizë e tregut medial që mbështet transparencën e pronësisë, pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e medias” ku pjesëmarrësit kanë prezantuar pikëpamjet e autoriteteve rregullatore të EPRA-s për çështjen e transparencës së pronësisë.

Në sesionin e dytë punës është trajtuar tema “E ardhmja e ofrimit të përmbajtjes - Përshtatja e kuadrit rregullator me mënyrat e reja të ofrimit të përmbajtjes. Pjesëmarrësit në sesionin punues kanë diskutuar për aspektet e rregullimit të mënyrave të reja të shpërndarjes së përmbajtjeve audiovizuele.

Pas përfundimit të sesioneve punuese, është zhvilluar një tryezë e rrumbullakët mes rregullatorëve. Gjithashtu gjatë ditëve të punimeve, përfaqësuesit e KPM-s kanë zhvilluar edhe takime të shumta bilaterale me rregullatorët e shteteve tjera. Ndërsa takimi i radhës i EPRA-s do të mbahet në Rotterdam, me 5-7 qershor 2024.