Të licencuarit
3620 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mbajti punëtorie me temën “Monitorimi i raportimit të mediave për gratë në rajonin e Prizrenit”

19 October 2023

Komision i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me OSBE, më 19 tetor 2023, ka organizuar në një punëtori një ditore me temën “Monitorimi i raportimit të mediave për gratë në rajonin e Prizrenit”.

Pjesëmarrës ishin përfaqësues të disa OJQ-ve nga rajoni i Prizrenit, që fushëveprim kanë çështjet e barazisë gjinore, të cilët gjatë punëtorisë patën rastin të njihen nga afër me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të rregullatorit të mediave auiovizuele në Kosovë.

Sa i përket peizazhit dhe monitorimit medial, u prezantua organizimi dhe roli i KPM-së, aktivitetet, monitorimi dhe metodologjia e punës. Sa i përket ambientit medial, u prezantuan rregullat dhe procedurat e licencimit: përmes konkursit publik dhe përmes procedurës me anë të kërkesës (pa frekuencë tokësore), numri i të licencuarve, kategoritë e licencimit, gjuhët e transmetimit dhe shtrirjen gjeografike të mediave, transparencën e punë së KPM-së, ku të gjitha mbledhjet, vendimet dhe aktivitetet tjera janë publike.

Sa i përket trajtimit të ankesave, u zhvillua një sesion i shkurtër praktik se si të parashtrohet ankesë në KPM, me fokus tek rastet për pabarazi gjinore në përmbajtjet mediale, ku u prezantua mënyra e procedimit ankesave. Trajtimi i ankesave kryhet sipas afateve zyrtare dhe afateve ligjore dhe legjislacioni për trajtimin e rasteve ligjore përfshin raste për shkelje të Ligjit të KPM-së dhe shkeljen e akteve nënligjore.

Lidhur me temës së raportimit të mediave në aspektet gjinore, nga KPM u prezantua të dhënat nga monitorimi i emisioneve të ndryshme, me fokus fushatat zgjedhore dhe pjesëmarrjen e grave në emisionet televizive gjatë fushatave zgjedhore.

Pas prezantimeve, pjesëmarrësit vazhduan me diskutime lidhur me gjetjet nga monitorimet dhe pyetjet të ndryshme.

Në përfundim të takimit, delegacioni pjesëmarrës ka vizituar ambientet e Departamentit të Monitorimit dhe Analizës, për të parë së si kryhet monitorimi i mediave kishte rastin të njihet nga afër me funksionimin dhe punën e Departamentit.