Të licencuarit
3628 - Lajmi_i_plot | KPM

Zevendës Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së mbajti ligjëratë për studentët e gazetarisë në Kolegjin AAB

23 November 2023

Me kërkesë të Fakultetit të Gazetarisë dhe Komunikimit nga Kolegji Universitar AAB, Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z.Frauk Rexhaj,  me 23 nëntor 2023 ka mbajtur një ligjëratë, me temën “Rolin e KPM-se në fushën e mediave në Kosovë”.

Pjesë e ligjëratës ishin studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB të vitit të dytë dhe tretë. Tema e kësaj ligjërate ishte “Misioni, roli dhe përgjegjësitë e KPM”.

Studentët të cilët janë rrugës për t’u bërë gazetarë të rinj patën interesim të madh për punën e KPM-së. Z. Rexhaj prezantoi në detaje strukturën organizative të KPM-së, mandatin dhe misionin institucional, organizimin e Zyrës Ekzekutive në departamentet dhe mënyrën e të funksionarit. Ai gjithashtu sqaroi për format e të bërit ankesa, ku secili qytetar që dëshiron të bëjë ankesë dhe konsideron se janë shkelur rregullat etike nga ana e mediave, mund ta parashtrojë në faqen e KPM-së, me email apo edhe fizikisht në zyrën e KPM-së. Ankesat më pas shqyrtohen sipas procedurës dhe afateve ligjore dhe palëve do ofrohet një përgjigje për pretendimet ankimore.

Studentët të cilët ishin në numër të madh, patën pyetje të ndryshme rreth nismave që ekzistojnë për mediat online dhe përmbajtjen e tyre, përvojat që kanë me mosrespektimin e rregullave nga mediat, sanksionet që iu vendosen mediave në përputhje me shkeljet që bëjnë, kufizimet që duhen pasur parasysh nga mediat dhe tema tjera për punën e mediave në raport me rregullatorin.