Të licencuarit
3634 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM aplikon për anëtarësim në Grupin e Rregullatorëve Evropianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive (ERGA)

05 December 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka paraqitur kërkesë për anëtar vëzhgues në Grupin e Rregullatorëve Evropianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive (ERGA). Në shkresën e Kryetarit të KPM-së z. Jeton Mehmeti, drejtuar Z. Giacomo Lasorella, Kryetar i ERGA, KPM ka shprehur interesimin për t'iu bashkuar takimeve të ERGA me të drejtat e anëtarit vëzhgues.

Duke pasur parasysh se transpozimi i Direktivës AVMS në legjislacion dhe zbatimi i detyrimeve të saj janë sfidat më të mëdha me të cilat po përballen të gjitha autoritetet rregullatore të medias, është shumë e rëndësishme që KPM të jetë pjesë e takimeve të ERGA, për të siguruar një procesi efikas i përafrimit të kuadrit tonë ligjor kombëtar me organin ligjor të BE-së

KPM-ja në kërkesën e për anëtarësim e ka njoftuar ERGA se është anëtare e Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullative (EPRA) dhe Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullative (MNRA), rrjete që u ofrojnë mundësi autoriteteve rregullatore të pavarura për të shkëmbyer informacione, raste dhe praktika më të mira në lidhje me sfidat e përbashkëta të të gjithëve, prandaj mbetet në pritje të një përgjigje pozitive për këtë kërkesë.