Të licencuarit
3669 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në takim pune përfaqësues nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

14 February 2024

Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) e ka vizituar z. Christian  Böttcher, Udhëheqës për Kulturë, Media dhe Komunikim në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë. Z. Böttcher u prit në takim nga Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti, Nënkryetari z.Fatih Basha, anëtarët  z. Besnik Berisha e z. Fitim Veliu si dhe Zv.Kryeshefi Ekzekutiv z. Faruk Rexhaj.

Në fjalën e tij prezantuese, Kryetari z. Mehmeti fillimisht i uroi mirëseardhje z. Böttcher, dhe më pas e njoftoi rreth mandatit, organizimit dhe punës së KPM-së, në përmbushje të obligimeve kushtetuese e ligjore. Duke falënderuar për pritjen z. Böttcher shprehu interesimin për të kuptuar më shumë mbi vendimet e fundit të KPM-së, duke shtuar përkushtimin e Ambasadës së Gjermanisë për mbështetje të pavarësisë së KPM-së në vendimmarrje.

Gjithashtu në takim u diskutua për disa tema me interes në fushën e mediave, e me theks të veçantë në punën që është bërë sa i përket procesit të amandamentimit të Ligjit për KPM-në me qëllim të harmonizimit me Direktivën e re AVMS.