Të licencuarit
3677 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në takim Drejtorin e Drejtorisë për Politika Mediale Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë z.Matthias Kiesler

19 March 2024

Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) e ka vizituar z.Matthias Kiesler, Drejtor i Drejtorisë për Politika Mediale Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë.
Z. Kiesler dhe ekipi i tij z.Christian Boettcher dhe znj.Ramize Ferati nga Departamenti i Mediave në Ambasadën Gjermane, u prit në takim nga Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti dhe Zv.Kryeshefi Ekzekutiv z. Faruk Rexhaj.
Në fjalën e tij prezantuese, Kryetari z. Mehmeti i uroi mirëseardhje z. Kiesler, dhe më pas e njoftoi rreth mandatit, organizimit dhe punës së KPM-së, në përmbushje të obligimeve kushtetuese e ligjore.
Duke falënderuar për pritjen z. Kiesler tha se është i lumtur për bashkëpunimin e KPM-së me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovës dhe shprehu interesimin për të kuptuar më shumë rreth punës aktuale të KPM-së. Ky takim paraqet një mundësi për të diskutuar për sfidat dhe çështjet që Kosova përballon në sektorin e mediave dhe për të identifikuar mënyra të mundshme për të përmirësuar këtë situatë.
Në diskutimet e tyre, zoti Kiesler dhe përfaqësuesit e KPM-së u përqendruan në çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e shtypit, pluralizmin medial në Kosovë, sfidat institucionale dhe ato të mediave, si dhe procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në me qëllim të harmonizimit me Direktivën e re AVMS.