Të licencuarit
3664 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e dytë e Komisionit të Pavarur të Mediave

07 February 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 6 shkurt 2024, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhje e dytë të rregullt, ku ka shqyrtuar Objektivat dhe Planin e Veprimit të KPM-së për vitin 2024, raportin tremujor të punës së KPM-së për periudhën tetor-dhjetor 2023. Gjithashtu Komisioni ka trajtuar disa raste të natyrës së licencimit respektivisht 8 kërkesa për ripërtëritje të licencës së radios, 7 kërkesa për ndryshim të pronësisë, 2 kërkesa për ripërtëritje të licencës të operatorit të shpërndarjes, 2 kërkesa për ndryshim të emrit, 1 kërkesë për ndryshim të skemës programore dhe 1 rast për mosripertritje të licencës së radios.
Kryetari z. Mehmeti ka prezantuar Objektivat dhe Planin e Veprimit të KPM-së për vitin 2024, i cili përmban 5 objektiva strategjike dhe secili prej tyre ka edhe objektiva specifike që janë paraparë në Planin e Veprimit. Pas shqyrtimit Komisioni ka miratuar Objektivat dhe Planin e Veprimit të KPM-së për vitin 2024.
Komisioni ka shqyrtuar dhe miratuar raportin tremujor të punës së KPM-së për periudhën tetor– dhjetor 2023, i cili bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lidhur me rastet e licencimit, Komisioni ka miratuar kërkesat për ripërtëritje të licencës për Radio Alba, Radio Besa, Radio Graçanica, Radio Kosova e Lirë, Radio Gora, Radio Vala Rinore, Radio Kontakt Plus, Artmotion. Gjithashtu janë miratuar kërkesat për ndryshim të pronësisë për J&B Net, TE 7,TV Dielli, Kadria Net, Radio Puls, Radio Capital FM dhe Radio Vizioni. Gjithashtu Komisioni ka miratuar edhe kërkesën e K-Sport 5 për ndryshim të emrit, kërkesat e TV IM dhe 1st Channel për ndryshim të skemës programore dhe kërkesën Radio Shqip FM dhe Radio Energji për pagesë me këste të borxheve lidhur me tarifën për licencë, ndërsa ka shtyrë për vendimmarrje në mbledhjen e radhës rastin për ripërtëritje të licencës nga Radio Max.
Gjithashtu Komisioni ka rishqyrtuar edhe Vendimin për ndalimin e kanaleve të Arena Sport. Komisioni ka konkluduar se vendimi i përkohshëm tanimë ka arritur efektin për çka është marrë sikurse kanë pushuar se ekzistuar edhe rrethanat e këtij rasti. Gjithashtu edhe operatori kërkuar falje si dhe në kërkesën e tij për rishqyrtim të vendimit ka ofruar garancinë se nuk do të përsëritet më një gjë e tillë. Komisioni vendosi që të shfuqizohet vendimi Nr.Ref.2310/840/KPM i datës 3 tetor 2023, në lidhje me largimin e kanaleve Arena Sport nga platformat kabllore. Gjithsesi KPM mbetet e përkushtuar për të monitoruar të gjitha përmbajtjet programore për të siguruar që transmetojnë në pajtim më rregullat dhe legjislacionin e KPM-së.